Në ndeshjen e xhiros së shtatë, Juventusi e ka pësuar golin e parë të edicionit në Serie A.
Të dielën, Juventusi luajti 1:1 me Cagliarin. Rumuni Razvan Marin shënoi nga penalltia për Cagliarin në minutën e 88-të. Menjëherë në minutën e 89-të Juventusi mbeti me një lojtar më pak në fushë. Francisco Conceicao e mori kartonin e dytë të verdhë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDushan Vlahoviq kaloi në epërsi 1:0 Juventusin me golin e shënuar nga penalltia në minutën e 15-të. Skuadra nga Torino më pas lëshoi raste të shumta, ndërsa në fund rrezikoi ta humbë gjithë ndeshjen. Cagliari, që mori pikë ndaj Juventusit pas një kohe të gjatë, goditi shtyllën në minutat shtesë.
Juventusi kishte tri fitore e tri barazime në gjashtë xhirot e para. Gjatë tyre i kishte shënuar nëntë gola, ndërsa nuk kishte pranuar asnjë. Juve tani ka 13 pikë, tri më pak se lideri Napoli.
Cagliari fitoi pikën e gjashtë.