Futboll

Juventusi ka katër opsione për fazën e sulmit

juventus

Juventusi ëndërron që në radhët e veta për edicionin e ri në fazën e sulmit ta ketë Victor Osimhenin. 
Osimheni aktualisht është i huazuar te Galatasaray nga Napoli, por çmimi i tij prej 75 milionë eurove, mund të jetë i paarritshëm për “zonjën e vjetër”. 

Kështu, Juventusi ka kthyer vëmendjen te disa sulmues tjerë, nëse transferimi i nigerianit nuk do të jetë i mundur. 

Për fazën e sulmit, Juventusi si opsione ka edhe Mateo Reteguin e Atalantas dhe Liam Delapin e Ipswich Townit. 

“Tuttosport” ka shkruar se edhe Victor Boniface i Bayer Leverkusenit po përcillet me kujdes, bashkë me Lois Opendan e Leipzigut. 

Boniface dhe Openda bëjnë karrierë në Bundesligën gjermane dhe janë prej sulmuesve më të shquar.