Sherif Kallaku ka regjistruar asistim që në fund ia ka siguruar një pikë skuadrës së Sepsit në elitën e futbollit të Rumanisë.
Sepsi të premten mbrëma barazoi 1:1 me Clujin në ndeshjen e dytë të grupit që po lufton për titull kampioni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKallaku asistoi në minutën e nëntë për 1:0, ndërsa mysafirët në minutën e 21-të i barazuan shifrat.
Për të ishte asistimi i parë në fazën përfundimtare të kampionatit.
Ndërkohë, në sezonin e rregullt pati katër gola e një asistim.
Kallaku luajti deri në minutën e 82-të, ndërsa Isnik Alimi u inkuadrua në minutën e 62-të te vendësit.