Mesfushori i talentuar, Dijon Kameri, është larguar nga gjiganti austriak, Red Bull Salzburg dhe karrierën do ta vazhdojë në Poloni te Cracovia.
21-vjeçari gjithë zhvillimin e ka bërë te Salzburgu, ndërsa ka pasur periudha huazimi te Grasshopperi në Zvicër dhe Altachu në Austri. Por pasi nuk ia doli të stabilizohet në ekipin bazë të Salzburgut, ka vendosu për transferim në Poloni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe Cracovian ka firmosur për tri vjet, me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër.
“Kam dëgjuar shumë për atmosferën në stadiumin Kaluza dhe mezi pres ta përjetoj atë nga afër”, ka thënë Kameri për sajtin zyrtar të klubit polak.
Ai ka luajtur për grupmoshat e reja të Austrisë dhe vlerësohej prej talenteve më të mëdha në këtë vend.