Kylian Mbappe po kritikohet shumë në Spanjë pasi udhëtoi për pushim në Itali gjatë rikuperimit nga një lëndim.
Francezi udhëtoi për në Itali me të dashurën Ester Exposito javën e kaluar, ndërsa lojtarët e tjerë të Real Madridit po përgatiteshin për ndeshjen e Espanyolit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo solli reagime të shumta jo vetëm nga tifozët e Real Madridit, por edhe brenda klubit. Ka raportime se në zhveshtoren e Madridit nuk janë fare të kënaqur me 27-vjeçarin.
Ylli francez nuk është deklaruar pas kritikave të shumta nga tifozët dhe mediat spanjolle.
Por kampi i Mbappes ka lëshuar një deklaratë mbi situatën, duke iu përgjigjur kritikëve. Nga kampi i Mbappes thonë se çështja po keqinterpretohet.
“Një pjesë e kritikave bazohen në një interpretim të tepruar të elementeve që lidhen me një periudhë rikuperimi të mbikëqyrur rreptësisht nga klubi”, thuhet në deklaratën e bërë për AFP.
Ka pasur raportime se Mbappe kishte vendosur të fokusohej në Kupën e Botës pasi Real Madridi u eliminua nga Championsi.
“Kjo nuk korrespondon me realitetin e angazhimit dhe punën që Kylian Mbappe bën çdo ditë në të mirë të ekipit”, shkruan tutje në deklaratë, duke sugjeruar se ylli francez mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj Real Madridit.
Raportohet që ka shumë tension në zhveshtoren e Real Madridit. Media të ndryshme kanë shkruar se Mbappe është përfshirë në një grindje të ashpër me një nga anëtarët e stafit të trajnerit Alvaro Arbeloa gjatë një seance stërvitore.