Anglia ka shkatërruar të martën mbrëma Serbinë në Beograd.
Të përzgjedhurit e Thomas Tuchelit e kanë fituar 5:0 ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Për Anglinë është fitorja e pestë nga pesë ndeshje të luajtura. Serbia e pësoi humbjen e parë. Ka rënë në vendin e tretë me shtatë pikë nga katër ndeshje. E dyta tani është Shqipëria me tetë pikë nga pesë ndeshje.
Anglezët kanë shkëlqyer para huliganëve serbë në Beograd. Dhe i shënuan plot pesë gola. Harry Kane shënoi në minutën e 33-të, ndërsa për 2:0 realizoi Noni Madueke në minutën e 35-të.
Ezri Konsa e shënoi golin e tretë në minutën e 52-të, kurse për 4:0 shënoi Marc Guehi në minutën e 75-të.
Fare në fund, në minutën e 90-të, Marcus Rashford realizoi penallti për 5:0.
Serbët ishin pa gjasa ndaj anglezëve superiorë.
Angli e shkëlqyer në Beograd, 4:0 ndaj Serbisë
Dy goditje të radhës i pësoi Serbia ndaj Anglisë. Fillimisht me të kuq ui përjashtu Milenkoviq, ndërsa në minutën e e 75-të për 4:0 realizoi Marc Guehi.
Konsa i jep tjetër goditje serbëve
Anglia po udhëheq 3:0 ndaj Serbisë në Beograd.
Ezri Konsa shënoi për anglezët në minutën e 52-të.
Natë e vështirë për serbët në kryeqendrën e tyre.
Goditja e dytë për Serbinë
Anglia po udhëheq 2:0 ndaj Serbisë në Beograd.
Noni Madueke shënoi golin e dytë menjëherë në minutën e 36-të.
Kane hesht Beogradin, Anglia udhëheq 1:0
Anglia po udhëheq 1:0 ndaj Serbisë në Beograd.
Harry Kane ka shënuar golin në minutën e 33-të.
🇷🇸 Sérvia 0-1 INGLATERRA 🏴
⚽ Harry Kane
👟 Declan Rice
🏆 Eliminatórias da Copa (UEFA) • Grupo K - Rodada 6 🇪🇺#SRBENG pic.twitter.com/OBFb85GUY4— Fanáticos Euro (@FanaEuro) September 9, 2025