Ish-sulmuesi i njohur i Gjermanisë, Miroslav Klose, është trajner i ri i Nurnbergut, skuadrës së Bundesliga 2.
Klose është golashënuesi më i mirë në histori i Gjermanisë, dhe po bën hapat e parë në karrierën si trajner. 46-vjeçari ka firmosur për dy vjet me Nurnbergun. E zëvendëson trajnerin Cristian Fiel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Klosen është angazhimi i parë në Gjermani si kryetrajner. Ai më herët drejtoi të rinjtë e Bayernit dhe klubin austriar Altach.
Klose i ka 71 gola në 137 ndeshje për Gjermaninë. E ndihmoi përfaqësuesen të fitonte Kupën e Botës në vitin 2014.