Meriton Korenica ka shënuar gol për Clujin që të martën mbrëma barazoi 1:1 me Rapidin e Bukureshtit.
Ndeshja ndërmjet Clujit dhe Rapidit i takoi raundit të fundit të Grupit A në Kupën e Rumanisë.
Cluji e përfundoi fazën grupore në vendin e dytë me pesë pikë dhe avancoi në çerekfinale të Kupës së Rumanisë. Dy pozitat e para në Grupin A avancojnë direkt në çerekfinale. Së bashku me Clujin në fazën tjetër të Kupës ka kaluar edhe FC Argesi.
Korenica shënoi për 1:0 në minutën e 66-të nga penalltia. Ai e kompletoi ndeshjen.
Ndërsa te Rapidi i Bukureshtit në bankën rezervë ishte Drilon Hazrollaj.
29-vjeçari Korenica këtë edicion në 35 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë shtatë asistime.
Korenica vazhdon shkëlqimin në Rumani
Meriton Korenica ka shënuar tjetër gol për Clujin.
Korenica të martën shënoi golin e epërsisë 1:0 për Clujin për Kupë të Rumanisë kundër Rapid Bukureshtit. Ai realizoi golin nga penalltia në minutën e 66-të.
Korenica për Kupë ka shënuar edhe një gol tjetër, kurse në Superligën rumune ka shtatë gola dhe dy asistime.