Paraqitja e gjithë futbollistëve të Kosovës në stërvitjen e parë për ndeshjen kundër Sllovakisë, tregon shumë.
Tregon se sa e rëndësishme është fitorja ndaj Sllovakisë në Bratislavë. Fitorja do t’ua siguronte lojtarëve finalen e plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026, që do të luhej më 31 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Turqisë apo Rumanisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi asnjëherë më parë, Kosova i ka nisur përgatitjet e kompletuar. Të hënën, në ditën e parë të përgatitjeve, u paraqitën të gjithë lojtarët e grumbulluar për ndeshjen ndaj Sllovakisë.
Ndeshja zhvillohet të enjten në Bratislavë nga ora 20:45.
Kosova për herë të parë ka arritur në këtë fazë, ndërsa tani e synon historinë.
Përzgjedhësi Franco Foda ishte i pari që u paraqit në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”.
Pas tij dolën mbrojtësi i krahut të djathtë, Mërgim Vojvoda dhe mbrojtësi i krahut të majtë, Dion Gallopeni.
Të dy pritet të startojnë ndaj Sllovakisë.
Startues pritet të jetë edhe Elvis Rexhbeçaj, i cili ishte i treti që u paraqit në stërvitjen e së hënës mbrëma.
Pak minuta më vonë u paraqitën edhe yjet tjerë të Kosovës, Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, Arijanet Muriq, Albian Hajdari, Fisnik Asllani dhe gjithë futbollistët tjerë.
Atmosfera ishte e mirë. Lojtarët shiheshin të buzëqeshur dhe të motivuar për sukses historik.
Disa diskutonin ndërmjet vete e disa të tjerë punonin me top para se Foda t’i ftonte për t’u grumbulluar dhe për të nisur stërvitjen sipas planit.
Stërvitja nisi me ngrohje, ndërsa intensiteti i punës sa shkonte e rritej.
Puna do të rritet edhe më shumë të martën dhe të mërkurën.
Kosova do të ketë mungesa të mëdha.
Mungojnë kapiteni Amir Rrahmani, lideri i mesfushës, Leon Avdullahu, por edhe Muharrem Jashari e Leart Paqarada.
Në mungesë të kapitenit Rrahmani, shiritin do ta bartë Muriqi.
Muriqi është bindshëm golashënuesi më i mirë i “Dardanëve” me 32 gola në 66 ndeshje.