Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës i kanë nisur përgatitjet për ndeshjet miqësore kundër Çekisë dhe Andorrës.
Ndeshjen miqësore ndaj çekëve, “Dardanët” e zhvillojnë të dielën në Pragë, ndërsa ndaj Andorrës më 7 qershor në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStërvitjen e parë, Kosova, po e zhvillon në Kampin Nacional në Hajvali.
Në stërvitjen e pare mungoi futbollisti i Juventusit, Edon Zhegrova, por jo edhe Mërgim Vojvoda.
Vojvoda me Comon siguroi paraqitjen në Ligën e Kampionëve.
Nuk munguan as treshja e Hoffenheimit, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu e Albian Hajdari.
Portieri Aro Muriq po ashtu është në stërvitje.
Për herë të parë në stërvitje me Kosovën po paraqiten edhe Dardan Shabanhaxhaj, Valmir Matoshi e Rilind Nivokazi.