Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) do të organizojë një mbledhje të Konfederatës Evropiane të Futbollit (UEFA).
Për FFK-në është hera e parë që organizon mbledhje, pas pranimit në UEFA. Më 13 mars të vitit të ardhshëm, në Prishtinë do të mbahet mbledhja e Komitetit “Hat-Trick” të UEFA-s. Anëtar i Komitetit është edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I nderuar president Ademi, shpresoj që kjo letër t’ju gjejë mirë. Me këtë rast, dëshiroj t’ju falënderoj për propozimin tuaj të mirë për të organizuar mbledhjen tonë të radhës të Komitetit HatTrick në Prishtinë, siç përmendet në letrën tuaj të datës 27 korrik. Kam kënaqësinë t’ju informoj se e pranojmë me kënaqësi dhe kemi identifikuar të enjten e 13 marsit 2025, si datën e përshtatshme për këtë mbledhje plenare”, thuhet në shkresën e kryetarit të Komitetit “Hat-Trick”, Karl-Erik Nilsson.