Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur një sasi të armatimit në një shtëpi të pabanuar në Varage të Zubin-Potokut.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se gjatë patrullimit janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me pesë karikator të mbushur me 68 fishekë, dy uniforma të kamufluara, pajisje për pastrimin e armëve dhe një granatë dore, ku këtë të fundit e kanë tërhequr njësiti i EOD-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBëhet e ditur se është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.
“Policia gjatë patrullimit – kontrollit në një shtëpi të pa banuar kanë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47 me pesë karikator të mbushur me 68 (gjashtëdhjetë e tetë) fishekë, dy uniforma të kamufluara, pajisje për pastrimin e armëve dhe një granatë dore, ku këtë të fundit e kanë tërhequr njësiti i EOD-së. Është njoftuar prokurori, rasti është nën hetime”, thuhet në njoftim.