Futboll

Kosova U-19 mposht Shqipërinë, gjatë ndeshjes ndodh ajo që shihet rrallë në futboll

Shqiperia U19 - Kosova U19

Pamje nda ndeshja

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll ka shënuar fitore 1:0 ndaj Shqipërisë U19 në kuadër të turneut triangolar të organizuar nga FSHF-ja. 

Golin e fitores për “Dardanët” e rinj e realizoi Medjen Llumnica në minutën e 74-t. 

Kosova U19 të shtunën e kaluar fitoi edhe ndaj Moldavisë me rezultatin 4:3. 

Për Shqipërinë U19 ishte disfata e dytë rresht pasi të enjten e kaluar u mposht edhe nga Moldavia me rezultatin 1:0. 

“Jam i kënaqur me rezultatin, derisa me lojën me dhe pa top vetëm pjesërisht. Mendoj se kemi bërë një hap të mirë përpara. Nuk është ende gjithçka ashtu siç dua unë, por mendoj se jemi mirë të përgatitur për ndeshjet kualifikuese. Dua të falënderoj stafin tim dhe djemtë për angazhimin, kohën dhe energjinë e shfaqur në këto dy ndeshje”, ka deklaruar përzgjedhësi i Kosovës U19 Albert Bunjaku të hënën për faqen zyrtare të FFK-së. 

Këto ndeshje u zhvilluan në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Evropianit 2025. 

Kosova U19 bënë pjesë në Grupin e 12-të në kualifikueset e Evropianit së bashku me Norvegjinë, Gjermaninë dhe Armeninë. Ndeshjet zhvillohen në Norvegji më 8, 11 e 14 tetor.


Bën bujë momenti kur kapiten i Shqipërisë U19 huq me qëllim penalltinë ndaj Kosovës 

U19 Futbollistët e Shqipërisë U19 humbën miqësoren nga Kosova U19 të hënën pasdite. Por rezultati doli në plan të dytë. Bujë bëri momenti i minutës së 18-të, kur kapiteni Mattia Huqi, huqi penalltinë me qëllim, pasi u vlerësua se gjyqtari i ndeshjes kishte dhënë pa të drejtë penallti në favor të Shqipërisë. 
Ai gjuajti lehtë në drejtim të portës si shenjë ferpleji. 

VIDEO: Momenti kur lojtari i Shqipërisë U19 e huq me qëllim penalltinë ndaj Kosovës 

Gjesti i tij u duartrokit nga portieri dhe lojtarët tjerë të Kosovës. Kosova e fitoi 1:0 ndeshjen miqësore të turneut të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në “Shtëpinë e Futbollit”. 
Golin e fitores për “Dardanët” e rinj e realizoi Medjen Llumnica në minutën e 74-t. Federata Shqiptare e Futbollit në raportin e saj ka përshkruar këtë moment. Por jo edhe Federata e Futbollit e Kosovës. 
“Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë të mirë, duke pasur mundësinë për të kaluar në avantazh në minutën e 18-të pas një penalltie të akorduar në favor të tyre. 
Skuadrat nuk e kuptuan vendimin e arbitrave dhe kapiteni Huqi vendosi që për të ruajtur frymën e fair-play, mos ta gjuante 11-metërshin dhe thjesht i pasoi topin portierit”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.