Futbollistët e Përfaqësueses U15 të Kosovës kanë zhvilluar të martën ndeshje miqësore kundër futbollistëve nga regjioni i Luginës, përkatësisht Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se miqësorja me lojtarët e përzgjedhur nga regjioni i Luginës, ka për qëllim të zbulimit të lojtarëve të rinj shqiptarë nga këto treva.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo iniciativë synon të zbulojë talentet në trevat shqipfolëse që jetojnë matanë kufirit, duke iu hapur rrugë që ata të jenë pjesë e kombëtares dardane në të ardhmen. Ndeshja më shumë shërbeu si një formë vëzhgimi për stafin teknik, i cili do të ndjekë nga afër formën e këtyre talenteve”, shkruan në njoftimin e FFK-së.
Përzgjedhësi i Kosovës U15, Ilir Nallbani, trajneri i regjionit të Luginës, Jeton Rexhepi dhe futbollistët nga Lugina u shprehën të kënaqur me miqësoren e luajtur në Kampin Nacional në Hajvali.
Premtohet vazhdimësi e këtij projekti edhe në të ardhmen.