Përzgjedhësi Albert Bunjaku ka publikuar listën e 20 futbollistëve të ftuar, në të cilët llogarit për ciklin kualifikues për “Euro 2026” që organizohet vitin tjetër në Uells.
Kosova raundin e parë kualifikues e nis me duelin e së mërkurës nga ora 15:00 ndaj Norvegjisë.
Në Grupin 12 ku janë Kosova e Norvegjia, janë edhe Gjermania dhe Armenia.
Ndeshjet e këtij grupi do të organizohen në Norvegji.
Pas Norvegjisë, Kosova ndeshjen e dytë e luan me Gjermaninë më 11 tetor, kurse më 14 tetor ballafaqohet me Armeninë.
Dy ekipet e para të secilit prej 13 grupeve dhe përfaqësuesja më e mirë e vendit të tretë, i bashkohet Spanjës në “Elite Round”.
Raundi elitë luhet në pranverën e vitit 2026. Shtatë ekipe të këtij raundi avancojnë në turneun final që do të organizohet verën tjetër në Uells.
Holanda është fituese në fuqi e Evropianit U19, pas triumfit në finale ndaj Spanjës në edicionin 2024/25.