Kosova U21 u mposht 1:0 nga Turqia në Stamboll të mërkurën, ndërsa të shtunën nga ora 17:00 zhvillon tjetër miqësore.
“Shpresat” e Kosovës në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali përballen me Luksemburgun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mendoj që ndeshja ndaj Turqisë do të na ndihmojë që në lojën me Luksemburgun të hyjmë 100 për qind. Besoj se do të dalim me rezultat pozitiv. Mendoj se secili e ka gjetur veten sepse ambienti është i mirë për secilin lojtar dhe secili është duke u përshtatur mjaftë mirë me ekipin”, ka deklaruar të premten futbollisti Igball Jashari.
Kosova U21 po përgatitet për tri ndeshjet e fundit kualifikuese të Evropianit, që i luan në vjeshtë.
Gjasat për kualifikim i ka të vogla.