Qendërmbrojtësi Ilir Krasniqi dhe mesfushori Arinaldo Rrapaj, e kanë siguruar mbijetesën në elitën e futbollit të Ukrainës me Kolos Kovalivkan.
Rrapaj ishte asistues te goli i vetëm në ndeshje i shënuar nga Kolosi.
Kolosi të dielën fitoi 1:0 në udhëtim te Kryvbasi, në ndeshjen e xhiros së 28-të.
Elias ishte shënues i golit në debutim te skuadra Kolos Kovalivka.
Në Premier Leaguen e Ukrainës kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur.
Kolosi është i 10-ti me 32 pikë.