Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Krasniqi ndëshkohet me të kuq, Emërllahu aktivizohet nga stoli

Polissya

Polissya Zhytomyr e fitoi 3:1 të dielën ndeshjen kundër Obolonit. Por ndeshjen e xhiros së së 25-të të elitës së futbollit të Ukrainës, Polissya e mbylli me një lojtarë më pak në fushë.

Në fillim të pjesës së dytë, mbrojtësi i Kosovës, Ilir Krasniqi, mori dy kartonë të verdhë brenda tre minutash dhe u përjashtua nga loja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kartonin e parë të verdhë, Krasniqi e mori në minutën e 51-të, kurse të dytin në minutën e 54-t.

Te Polissya nga minuta e 80-të luajti Lindon Emërllahu. Polissya zë vendin e tretë me 49 pikë.