Kreshnik Krasniqi e ka realizuar golin e dytë këtë edicion në elitën e futbollit norvegjez.
Mesfushori Krasniqi shënoi gol të premten në disfatën që e pësoi skuadra Stromsgodset.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë kuadër të xhiros së 15-të, Stromsgodseti u mposht në udhëtim nga Fredrikstadi me rezultatin 3:2.
24-vjeçari në lojë u inkuadrua në minutën e 65-të kurse nëntë minuta më pas e shënoi golin e barazimit për 2:2. Ai ishte prej më të mirëve te skuadra e tij.
Stromsgodseti është në pozitën e parafundit me gjashtë pikë. Fredrikstadi e zë vendin e gjashtë me 25 pikë.