Ermal Krasniqi ka shënuar gol që megjithatë nuk ka mjaftuar që Sparta Praga të evitojë humbjen.
Të premten mbrëma, Sparta u mposht në shtëpi nga Sigma Olomuc. Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë të kampionatit të Çekisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrasniqi në lojë hyri në minutën e 85-të, ndërsa shënoi në minutën e 91-të. Ishte goli i fundit në ndeshje.
Albion Rrahmani u aktivizua në minutën e 71-të.
Te Sparta Praga startoi vetëm Qazim Laçi. Indrit Tuci u aktivizua në minutën e 61-të.
Sparta e ka pësuar humbjen e parë në edicionin 2024/2025.
Krasniqi i ka tri gola në nëntë paraqitje.