Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kritikohet Ardon Jashari

Ardon Jashari

Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, është kritikuar për paraqitjen e dobët në ndeshjen kundër Sassuolos.

Milani të dielën mbrëma humbi 2:0, në kuadër të xhiros së 35-të të Serie A.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në mungesë të Luka Modriqit të lënduar, Jashari luajti nga fillimi në ndeshjen ndaj Sassuolos. Ai u zëvendësua në minutën e 66-të, ndërsa paraqitja e tij u kritikua ashpër në Itali.

“Lojtari zviceran që mban numrin 30 nuk e ka provuar veten në nivelin e Milanit në sezonin e tij të parë me kuqezinjtë. Është ende shumë herët për të bërë një vlerësim përfundimtar, por viti i tij debutues meriton një vlerësim”, shkruan “Corriere dello Sport” në shkrimin kushtuar tërësisht 23-vjeçarit.

Jashari gaboi në golin e parë të Sassuolos. Ai humbi një top në mesfushë, ndërsa pas aksionit të gjatë, vendësit shënuan për rezultatin 1:0. Jashari gjatë lojës bëri edhe disa gabime.

23-vjeçari iu bashkua Milanit nga Club Brugge për rreth 37 milionë euro.

Ai u lëndua në fillim të sezonit që e mbajti gjatë jashtë fushave. Për Milanin deri më tani ka luajtur 12 ndeshje në Serie A.