Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ballkani po fiton 3:1 ndaj Connah’s Quay Nomads

ballkani

Foto: Arkiv

Connah’s Quay Nomads shënon ndaj Ballkanit

Skuadra uellsiane Connah’s Quay Nomads ka shënuar gol në portën e Ballkanit. 

Tani rezultati është 3:1. 

Max Woodcock në minutën e 69-të, realizoi nga penalltia.


Dy gola të shpejtë të Ballkanit në pjesën e dytë

Edhe Ballkani ndalet në barazim nga Connah’s Quay Nomads Futboll 1 j. më parë Ballkani ndalet në barazim nga Connah’s Quay Nomads

Ballkani ka krijuar epërsi të thellë ndaj Connah’s Quay Nomads. Ka shënuar dy gola të shpejtë në fillim të pjesës së dytë dhe Ballkani është duke fituar 3:0. 

Giovanni Ribeiro shënoi në minutën e 49-të për 2:0. Braziliani 24-vjeçar më pas asistoi për Valentin Sereben i cili shënoi për 3:0 në minutën e 57-të.


Ballkani shkon në pushim me epërsi

Ballkani i Suharekës ka shkuar në pushim me epërsi të një goli, në ndeshjen kthyese të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Ballkani është duke fituar 1:0 ndaj skuadrës uellsiane, Connah’s Quay Nomads. 

Edhe Ballkani po barazon pas pjesës së parë Futboll 1 j. më parë Ballkani po barazon pas pjesës së parë

Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Edvin Kuç. Kapiteni i tri herë kampionit të Kosovës realizoi në minutën e 20-të. 

Fituesi i këtij ballafaqimi luan me fituesin e ndeshjes Bohemian të Irlandës dhe St Joseph’s të Gjibraltarit, në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.


Kuç shënon për Ballkanin

Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç, ka shënuar gol për epërsinë 1:0. Ai realizoi ndaj skuadrës uellsiane Connah’s Quay Nomads nga afërsia, në minutën e 20-të. 

Kuç u kthye në këtë verë te skuadra suharekase, me të cilën shkroi historinë. 

Edhe Ballkani sot nis paraqitjen në Evropë Futboll 1 j. më parë Ballkani sot nis paraqitjen në Evropë

Kjo është ndeshja kthyese e fazës së parë kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Kuç së fundmi ishte pjesë e Neftchit të Azerbajxhanit.