Futboll

Kush ia shkaktoi PSG-së humbjen më të thellë në Champions?

Barcelona fitore PSG

Humbja më e thellë e Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve është ajo nga Barcelona. (6:1 në ‘Camp Nou’ në mars të vitit 2017). 

Ky rezultat i kishte eliminuar parisienët nga 1/8 e finales së garës, pavarësisht se PSG-ja në ndeshjen e parë kishte fituar 4:0. 

Për rastësi, Barcelona në atë kohë udhëhiqej nga Luis Enrique, tani trajner i PSG-së. 

Ai rikthim i rezultatit mbetet i vetmi nga faza nokaut me dy ndeshje në Kupën Evropiane/Ligën e Kampionëve, kur skuadra që ka avancuar tutje, është mposhtur me katër a më shumë gola në ndeshjen e parë.