Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka bërë të ditur se ka plane që elita spanjolle e futbollit të zhvillojë ndeshje zyrtare edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një gjë e tillë po synohet të realizohet në nisje të edicionit 2025/26.
Interesimin për një gjë të tillë e kanë shprehur edhe vetë skuadrat spanjolle, madje edhe shumë kohë më parë.
Në vitin 2018, Barcelona kishte propozuar që derbi katalunas me Gironan të zhvillohet në Miami.
Por, një gjë e tillë ishte mohuar nga FIFA dhe Federata e Futbollit e SHBA-së.
“Nuk e di se kur, por La Liga do të luajë ndeshje zyrtare jashtë vendit. Mendoj se do të jetë nga fillimi i sezonit 2025/26. Ndeshja zyrtare në SHBA do ta forcojë pozitën e tregut në Amerikën e Jugut”, ka deklaruar presidenti i La Ligas, Javier Tebas, për gazetën spanjolle “Expansion” të mërkurën.