Juventusi ka pësuar humbjen e tretë rresht, përfshirë disfatën në Ligën e Kampionëve. Pas humbjes nga Como dhe Real Madridi, Juventusi, të dielën pësoi disfatë edhe nga Lazio.
Golin e fitores e shënoi kroati Toma Bashiq në minutën e nëntë.
Ndeshja Lazio – Juventus i takoi xhiros së tetë të Serie A.
Edon Zhegrova mbeti sërish në stol.
Për Juventusin deri më tani këtë edicion ishte ndeshja e tetë rresht pa fitore.
Juventusi është në vendin e tetë me 12 pikë, kurse Lazio dy pozita më poshtë me një pikë më pak.
Napoli është lider me 18 pikë.