Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Legjenda e portës thotë se Unitedi duhet ta transferojë Xhakën

xhaka

Legjenda e Manchester Unitedit, portieri Peter Schmeichel, ka vlerësuar se Unitedi duhet ta transferojë Granit Xhakën.

Sipas danezit, Unitedit i mungon lidershipi në skuadrën aktuale. Dhe ky problem do të zgjidhej me transferimin e Xhakës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mesfushori Xhaka ka pasur edicion mbresëlënës te Sunderlandi.

Derisa ka folur në një podkast për atë se çka i duhet Unitedit për edicionin e ardhshëm, Schmeichel ka përmendur Xhakën.

"Mendoj se duhet të firmosim me Xhakën. Ajo që do të bëjmë është se do ta ndërtojmë ekipin përreth Kobbie Mainoo. Tani Casemiro largohet. Sjellim lojtarë si Adam Wharton, Elliot Anderson apo dikë tjetër, të gjithë ende të rinj. Ajo që na duhet vërtetë dhe që nuk e kemi, pos Harry Maguire dhe Bruno Fernandes, është lidershipi i duhur”, ka thënë Schmeichel.

Ai më pas ka përmendur ndikimin e Xhakës te Sunderlandi.

“Kur e shoh se çka ka bërë Xhaka për Sunderlandin, ai është arsyeja pse kjo skuadër është aty ku është. Ai ishte absolutisht i shkëlqyer. Aftësitë e tij prej lideri janë të shkëlqyera. Ai mund të luajë në 80 për qind të ndeshjeve, është lojtar vërtetë i mirë. Na duhet më shumë lidership”, ka shtuar Peter Schmeichel.