Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Chelsea lëshon komunikatë për gjendjen e lojtarit pas përplasjes së rrezikshme

Jesse Derry

Chelsea ka lëshuar një komunikatë përmes së cilës ka njoftuar për gjendjen e futbollistit të ri, Jesse Derry, që ishte pjesë e një përplasje të rrezikshme kokë më koke, gjatë ndeshjes me Nottingham Forestin.

Derry është vetëm 18-vjeçar dhe startoi për herë të parë në Premier League.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Chelsea konfirmon që Jesse Derry është dërguar në spital si masë paraprake, pas zëvendësimit të tij në pjesën e parë të ndeshjes së sotme me Nottingham Forestin. Jesse është i vetëdijshëm, flet dhe po i nënshtrohet kontrolleve paraprake. I urojmë shërim të shpejtë dhe falënderojmë stafin mjekësor për reagimin e shpejtë”, ka shkruar Chelsea.


 

Lëndim i rëndë i talentit 18-vjeçar të Chelseat

Futbollisti i ri i Chelseat, Jesse Derry, ka pësuar lëndim serioz pas një përplasje kokë më kokë me një lojtar kundërshtar.

18-vjeçari startoi për herë të parë në Premier League në ndeshjen që Chelsea po e luan ndaj Nottingma Forestit.

Derry ka pasur një përplasje shumë të rrezikshme me mbrojtësin e Forestit, Zach Abbott.

Transmetuesi televiziv nuk ka përsëritur pamjen e incidentit.

Derisa Abott ka mundur të ecte dhe u zëvendësua, Derry u trajtua me oksigjen në fushë. Është larguar me barelë nga fusha.

Ai është dërguar me ambulancë në spital, njofton The Sun.


VIDEO