Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLëndimi muskulor ka bërë që Cristiano Ronaldo të mbetet jashtë listës së Portugalisë për miqësoret ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës, para Kupës së Botës që organizohet në verë.
41-vjeçari nuk ka luajtur prej 28 shkurtit kur e la fushën në fitoren 3:1 të Al Nassrit ndaj Al FAyhas në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.
Ashtu si pritej, përzgjedhësi Roberto Martinez nuk e përfshiu pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, në listën që u publikua të premten.
Portugalia ndaj Meksikës luan në Mexico City më 28 mars, ndërsa ndaj SHBA-së luan në Atlanta më 1 prill.
Ronaldo e mban rekordin për më së shumti gola të realizuar në nivel të përfaqësueseve. I ka 143 gola.