Lionel Messi do të jetë jashtë fushës për kohë të pacaktuar për shkak të një lëndimi muskulor.
Futbollisti i Inter Miamit, fitues i Kupës së Botës me Argjentinën, u lëndua në kofshën e këmbës së majtë në miqësoren kundër Barcelona SC në Ekuador.
38-vjeçari e shënoi një gol në barazimin 2:2.
Ende nuk dihet për sa kohë do të mungojë Messi, pasi një gjë të tillë nuk e ka përmendur as Inter Miami në komunikatën për shtyp të enjten.