Futboll

Leoni lëndohet rëndë, mungon nëntë muaj

Giovanni Leoni

Qendërmbrojtësi Giovanni Leoni mund të mungojë nëntë muaj për shkak të këputjes së ligamentit kryqëzor në debutimin e tij të plotë te Liverpooli të martën mbrëma. 

18-vjeçarit iu dha rasti nga fillimi qëkur u transferua për 35 milionë euro te Liverpooli nga Parma.

Liverpooli avancoi tutje në Kupën EFL pas fitores 2:1 ndaj Southamptonit, ndërsa Leoni u lëndua rëndë në minutën e 80-të.