Futboll

Leverkuseni kërkon 15 milionë euro për Xhakën

Granit Xhaka

Negociatat për Granit Xhakën mund të mbyllen në ditët në vijim. Ka pasur raportime të vazhdueshme që Milani ka arritur marrëveshje me Xhakën për një kontratë trevjeçare me pagë prej rreth 4 milionë eurosh në vit.

Oferta fillestare e Milanit për Bayer Leverkusenin raportohet të jetë 10 milionë euro. Por “Corriere dello Sport” ka bërë të ditur se për t’u finalizuar marrëveshja, Leverkuseni kërkon 15 milionë euro dëmshpërblim për Xhakën.

Sipas mediumit të madh italian, Leverkuseni nuk dëshiron të ketë humbje të madhe nga largimi i Xhakës. Klubi gjerman e bleu Xhakën për 23 milionë euro nga Arsenali në vitin 2023.