Bayer Leverkuseni ka shkruar për të kaluarën e Franco Fodas dhe arritjet e tij si lojtar dhe trajner.
Në shkrimin e gjatë të publikuar të mërkurën në prag të ditëlindjes së 60-të të Fodas, Leverkuseni, ka përmendur edhe arritjet e tij me Kosovën.
Foda u lind më 23 prill të vitit 1966 në Mainz. Babai i tij është italian, ndërsa nëna gjermane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Djali i ditëlindjes së muajit: Franco Foda mbush 60 vjet”, shkruan në titullin e shkrimit.
Në shkrim janë përmendur arritjet e Fodas si selektor i Austrisë dhe Kosovës.
Foda e drejtoi Austrinë në 48 ndeshje, nga nëntori i vitit 2017 deri në mars të vitit 2022, duke arritur 27 fitore, gjashtë barazime dhe 15 humbje.
Arritja më e madhe e Austrisë me Fodan ishte kalimi në 16 më të mirat e Evropianit 2021.
“Pas punës si trajner i Austrisë nga viti 2017 deri në vitin 2022, ai mori përsipër detyra të mëtejshme ndërkombëtare, përfshirë edhe te FC Zurichu. Që nga viti 2024, babai i dy fëmijëve është trajner i Kosovës, duke vazhduar karrierën e tij të suksesshme si trajner në nivel ndërkombëtar”, shkruan në fund të shkrimit dedikuar Fodas.
Foda vlerësohet lart për ngritjen e Kosovës.