Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Interit.
Interi të martën nga ora 21:00 e pret Barçën në “Giuseppe Meazza” në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë në Barcelonë u mbyll 3:3.
Mediumet spanjolle kanë raportuar se trajneri i Barçës, Hansi Flick, e ka pasur në dispozicion polakun Lewandowski në stërvitjen e së dielës.
Lewa pritet të luajë 20 deri në 30 minuta ndaj “nerazzurrëve”.
36-vjeçari Lewandowski për shkak të një lëndimi në kofshën e majtë i ka munguar gjigantit katalunas në katër ndeshjet e fundit.
Lewandowski është golashënuesi më i mirë i Barçës këtë edicion.
Ndërkohë gjermani Flick sërish nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, Alejandro Balde.
Spanjolli Balde nuk ka arritur të rikuperohet në kohë dhe do të mungojë ndaj Interit.
21-vjeçari Balde po përballet me një lëndim në muskujt e kofshës së majtë.