Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

LIVE: Barcelona - Real Madrid

Barcelona - Real Madrid 1

Foto: Associated Press

Barcelona po përballet me Real Madridin në ndeshjen e xhiros së 35-të të La Ligas spanjolle. Ndeshja po luhet në "Camp Nou". Barcelona mund ta sigurojë titullin e La Ligas nëse e eviton humbjen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Barcelona shënon golin e dytë, i afrohet titullit

22 min. më parë / 10 maj 2026 21:24
Ferran Torres

Photo: Associated Press

Barcelona e ka realizuar edhe golin e dytë ndaj Real Madridit. 

Golin për 2:0 e shënoi Ferran Torres.

Torres e realizoi golin në minutën e 18-të me asistim të Dani Olmos.

Barcelona në epërsi me supergolin e Rashfordit

32 min. më parë / 10 maj 2026 21:14
Rashford

Photo: Associated Press

Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit në “El Clasico”. Golin e epërsisë 1:0 e shënoi Marcus Rashford në minutën e nëntë.

Ishte supergol nga sulmuesi Rashford. Ai e realizoi golin nga gjuajtja e lirë.

Sulmohet autobusi i Real Madridit

1 o. më parë / 10 maj 2026 20:40
Autobusi

Skuadra e Real Madridit ka përjetuar disa momente jo të mira, pak pa arritur në stadiumin “Camp Nou” për duelin ndaj Barcelonës. 

Afër stadiumit, një grup i tifozëve e kanë sulmuar autobusin e klubit madrilen.  Në drejtim të autobusit janë hedhur objekte të ndryshme, përfshirë edhe gurë. 

Njëri prej gurëve madje e ka thyer një dritare.  Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.


VIDEO

Tchouameni starton në “El Clasico”

1 o. më parë / 10 maj 2026 20:26
Aurelien Tchouameni

Mesfushori francez, Aurelien Tchouameni, do të paraqitet nga minuta e parë për Real Madridin në “El Clasico” kundër Barcelonës.

Ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit luhet sonte nga ora 21:00 dhe i takon javës së 35-të të La Ligas.

Tchouameni gjatë javës u përfshi në përleshje me Federico Valverden, i cili pësoi lëndim në kokë dhe nuk do të luajë për afro dy javë. Të dy lojtarët u dënuan nga klubi me gjobë prej 500 mijë eurove.
Barcelona e ka shansin ta fitojë La Ligan me fitore ndaj rivalit më të madh, ndërsa Madridi do të luftojë ta shtyjë festën.