Paris Saint-Germaini ka shënuar gol të hershëm për të hapur rrugën drejt finales së madhe të Ligës së Kampionëve.
Parisi barazoi me Bayernin me rezultatin 1:1, të mërkurën mbrëma në Mynih. Dhe me rezultatin e përgjithshëm, 6:5, skuadra e Luis Enriques siguroi finalen e garës elitare evropiane. Finalja PSG – Arsenal do të luhet më 30 maj në “Pushkash Arena” bë Budapest.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë fituesi i “Topit të Artë”, Ousmane Dembele që e kaloi në epërsi Parisin me golin e minutës së tretë. Ai realizoi me goditje të saktë nga zona, pas një pasimi të Khvicha Kvaratskhelia.
Gola të tjerë nuk kishte në pjesën e parë. Por ka pasur plot momente dramatike. Protagonist ishte edhe arbitri nga Portugalia, Joao Pinheiro, me disa vendime që tifozët gjermanë ndien se shkuan kundër Bayernit. Në pjesën e parë kampioni gjerman ka kërkuar penallti për lojë me dorë në zonë. Madje edhe shumë njohës të futbollit vlerësuan se penalltia ka ekzistuar, por arbitri portugez gjykoi ndryshe.
Në pjesën e dytë bavarezët kanë kërkuar vazhdimisht golin e barazimit, por pa krijuar shumë raste konkrete për shënim. Fare në fund, në minutën e 94-t, Harry Kane shënoi gol të bukur për rezultatin final të ndeshjes, 1:1.
Ndërkohë parisienët përmes kundërsulmeve u shfaqën shumë të rrezikshëm. Manuel Neuer, për dallim nga ndeshja e parë, shfaqi formë të lartë dhe shpëtoi shumë herë Bayernin.
Nuk kishte shumë gola e spektakël futbolli si në Paris, por fituesi në fuqi mori rezultatin që i duhej për vend në finalen e dytë rresht.
Në përgjithësi Parisi për herë të tretë luan në finalen evropiane. Për herë të parë luajti në vitin 2020, kur u mposht pikërisht nga Bayerni.
Bayerni mbetet me gjashtë tituj të Evropës, të fundit në vitin 2020, dhe me pesë finale të tjera. Bayerni ka siguruar titullin e Gjermanisë, ndërsa do të luajë edhe në finale të kupës gjermane.
Fituesi i Championsit këtë edicion do të jetë nga Franca apo Anglia.
Neuer tregon çka i mungoi Bayernit
Portieri Manuel Neuer ka treguar se çka i mungoi Bayernit për të avancuar në finale të Ligës së Kampionëve.
Bayerni barazoi 1:1 me PSG-në, kurse ky rezultat ishte i mjaftueshëm për skuadrën franceze.
“Mendoj se nuk kishim instinktin vrasës në sulm sonte. Por ne megjithatë patëm mundësitë për të fituar ndeshjen”, ka thënë Neuer për DAZN.
“Nuk kemi pasur shumë shanse të pastërta, por kur i ke këto momente... shikoni Parisin. Parisienët thjeshtë ishin vrasës, duke shënuar ashtu si bënë në ndeshjen e parë. Kjo na duhej sonte. Ishim afër arritjes në finale, por nuk ishim në gjendje të përfundonim punën”, ka thënë Neuer.
Më i miri i ndeshjes, as Dembele e as Khvara
UEFA e ka shpallur tashmë më të mirin e ndeshjes Bayern – PSG.
Ousmane Dembele e shënoi golin, ndërsa Khvicha Kvaratskhelia ishte asistues.
Por asnjëri prej tyre nuk u shpall më i miri i ndeshjes. Më i miri, sipas UEFA-s, ishte mbrojtësi Willian Pacho.
“Paraqitje e jashtëzakonshme mbrojtëse. Ai fitoi të gjitha duelet dhe ishte vendimtar në paraqitjen e shkëlqyer defenzive të Parisit”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.

Barazon Bayerni
Bayerni ka barazuar në 1:1 rezultatin në ndeshjen ndaj PSG-së.
Harry Kane shënoi në minutën e 94-t.
Edhe dhjetë minuta deri në fund, Parisi drejt finales
Kanë mbetur edhe dhjetë minuta deri në fund të kohës së rregullt në ndeshjen Bayern – PSG.
Parisi po udhëheqë 1:0 dhe po i afrohet finales së Championsit.
Bayerni e ka iniciativën, por raste dukshëm më tepër ka pasur PSG-ja. Manuel Neuer ka shpëtuar disa herë kampionin gjerman.
Një orë lojë, Bayerni gjithnjë e më larg finales
Ka kaluar një orë lojë në ndeshjen Bayern – PSG.
Parisienët janë duke udhëhequr 1:0 që nga fillimi i takimit në Mynih.
Skuadra gjermane po e tenton barazimin, por është PSG që ka rrezikuar dy herë në minutat e fundit.
Rezultati i përgjithshëm është 6:4 në të mirë të PSG-së.
Pjesa e parë mbyllet me epërsi të PSG-së
Pjesa e parë e ndeshjes kthyese të gjysmëfinales mes Bayern Munichut dhe Paris Saint-Germainit, është mbyllur me epërsi të skuadrës parisiene.
PSG-ja është duke fituar 1:0 me gol të fituesit të “Topit të Artë”, Ousmane Dembeles.
Dembele në minutën e tretë shënoi nga afërsia pas asistimit të Khvicha Kvaratskhelias.
Bayerni u mundua të kthehej në lojë. Pati disa mundësi shënimi, por nuk i shfrytëzoi. Ka pasur edhe protesta nga bavarezët për karton të kuq në Nuno Mendesin dhe penallti pas prekjes me dorë në zonë nga Joao Neves.
Protesta nga futbollistët e Bayernit
Futbollistët dhe tifozët e Bayern Munichut kanë kërkuar penallti në dy raste.
Një për prekje me dorë të Nuno Mendesit. Mendes ndali një kundërsulm, ndërsa e ka një karton të verdhë. Do të ishte i dyti për të dhe përjashtim nga loja.
Ndërkohë në minutën e 32-të, Vitinha largoi topin nga zona, kurse Joao Neves po ashtu e preku topin me dorë në zonë. Në asnjërin rast nuk pati parregullsi për gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Joao Pinheiro.
Bayerni i afrohet golit me Olisen
Pasi e pranoi golin në minutën e tretë, Bayern Munichu është duke u munduar që të kthehet në lojë.
Në kërkim të rezultatit që i duhet, Bayerni ka nisur ofensivën.
I është afruar golit por rastin më të mirë e pati Michael Olise, në minutën e 27-të.
Olise gjuajti pak mbi portë.
Gjysmëfinalja e “çmendur” nis me gol për PSG-në
Paris Saint-Germaini e ka nisur me gol të shënuar që në minutë ne tretë, ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut.
Pas një kundërsulmi të shpejtë, Ousmane Dembele shënoi në minutën e tretë për 1:0.
Asistues ishte Khvicha Kvaratskhelia.
Ndeshja e parë në Paris përfundoi me fitore të skuadrës franceze me rezultatin 5:4.