Kosova luan ndeshje miqësore me Çekinë.
Ndeshja në Çeki nis nga ora 16:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParaqitje e zbehtë e Kosovës në pjesën e parë
Kosova luajti pjesë të parë të zbehtë ndaj Çekisë në Pragë.
Ndeshja është miqësore, kurse pas 45 minutave lojë rezultati është 2:0 në të mirë të çekëve.
Tomash Ladra shënoi nga afërsia për 1:0 në minutën e 12-të.
Golin e dytë për Çekinë e shënoi Adam Hlozhek në minutën e 32-të. Ai realizoi gol të bukur pasi mbrojtja e Kosovës la shumë hapësirë.
Kosova rrezikoi po ashtu, por pa krijuar shumë raste konkrete.
Kosova e pëson edhe golin e dytë
Çekia po udhëheqë 2:0 ndaj Kosovës në Pragë.
Adam Hlozek realizoi gol të bukur në minutën e 32-të.
Çekia në epërsi ndaj Kosovës
Çekia ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Kosovës. Tomas Ladra shënoi në minutën e 12-të nga afërsia, pas një pakujdesie në mbrojtjen e Kosovës.
Çekia pa Schickun, Soucekun e Coufalin ndaj Kosovës
Sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Patrik Schick, nuk do të paraqitet në ndeshjen ndaj Kosovës.
Schick nuk është përfshirë në listën e lojtarëve për ndeshjen miqësore kundër Kosovës.
Nuk janë përfshirë edhe dy yjet tjerë të çekëve, Tomas Soucek i West Hamit dhe Vladmir Coufal i Hoffenheimit.
Ndeshja Çeki – Kosovë luhet sot nga otra 16:00 në Pragë, ndërsa përzgjedhësi Miroslav Koubek ka vendosur t’ua jap rastin ndaj Kosovës lojtarë që nuk patën hapësirë të mjaftueshme në kualifikimet dhe në ndeshjet e plejofit për Kupën e Botës 2026.
Çekia do të paraqitet në Botërorin që nis më 11 qershor.
Menjëherë pas ndeshjes ndaj Kosovës, Koubek do ta bëjë publike listën përfundimtare prej 26 lojtarësh të Çekisë për Botërorin që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Kosova publikon formacionin për ndeshjen miqësore ndaj Çekisë
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar formacionin startues për ndeshjen miqësore kundër Çekisë.
Në portë ka vendosur për Arijanet Muriqin, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga kapiteni Mërgim Vojvoda, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari e Dion Gallapeni.
Në mesfushë do të paraqiten Leon Avdullahu, Veldin Hoxha e Elvis Rexhbeçaj, derisa treshja e sulmit përbëhet nga Fisnik Asllani, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi.
Ndeshja miqësore ndërmjet Çekisë dhe Kosovës luhet sot nga ora 16:00 në Pragë.
