Futboll

LIVE: Drenica - Llapi, Dukagjini - Prishtina, Ferizaj - Drita

FFK Futbolli ilustrim superliga

Ndiqni rezultatet live të ndeshjeve që kanë nisur në orën 13:00:

Drenica 1:0 Llapi

Dukagjini 0:1 Prishtina

Ferizaj 0:1 Drita

Drenica mbetet me një futbollist më pak

4 min. më parë / 7 shk 2026 14:26
Drenica

Drenica ka mbetur me një futbollist më pak në fushë në ndeshjen ndaj Llapit.

Drenica, që është duke fituar 1:0 ndaj Llapit, ka mbetur pa Igball Jasharin.

Jashari u ndëshkua direkt me të kuq në minutën e 65-të.

Drita kalon në epërsi

13 min. më parë / 7 shk 2026 14:17
Drita

Drita ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Ferizajt, me të filluar pjesa e dytë.

Kristal Abazaj në minutën e 50-të e shënoi golin e pestë të sezonit.

Përfundojnë pjesët e para në Superligë, këto janë rezultatet

38 min. më parë / 7 shk 2026 13:52
Betim Haxhimusa

Prishtina në epërsi pas pjesës së parë

Prishtina ka shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsinë 1:0 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë ndaj Dukagjinit.

Ndeshja i takon xhiros së 19-të të Superligës.

Pjesën e parë e ka vendosur autogoli i portierit të Dukagjinit, Egzon Lekaj, në minutën e 14-të.

Gjelbrim Taipi gjuajti drejt portës dhe e qëlloi shtyllën, ndërsa topin në rrjetë e dërgoi Lekaj pas topit të kthyer.


Goli i Ronaldos e vendos pjesën e parë në “Liman Gegaj”

Goli i Ronaldo Chacon në minutën e 17-të e ka vendosur pjesën e parë të ndeshjes Drenica – Llapi.

Drenica është duke fituar 1:0 me golin e Ronaldos, që shënoi me gjuajtje të saktë nga zona.

Ndeshja i takon xhiros së 19-të të Superligës.

Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Liman Gegaj”, pasi stadiumi në Skenderaj “Bajram Aliu”, është në gjendje të rënduar pas reshjeve të mëdha të shiut.


Ferizaj po barazon me Dritën

 

Ferizaj dhe Drita kanë luajtur baras pas pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së 19-të Superligës së Kosovës në futboll.

Pjesa e parë e ballafaqimit që po luhet në stadiumin e qytetit në Ferizaj, është mbyllur 0:0.

Ronaldo kalon në epërsi Drenicën

1 o. më parë / 7 shk 2026 13:25
Drenica

Drenica ka kaluar në epërsi ndaj Llapit në ndeshjen që po zhvillohet në Malishevë për shkak të terrenit të rënduar në Skenderaj.

Golin e shënoi braziliani Ronaldo në minutën e 12-të.

Prishtina në epërsi

1 o. më parë / 7 shk 2026 13:22
Prishtina

Prishtina është në epërsi ndaj Dukagjinit.

Pas gjuajtjes nga zona nga Gjelbrim Taipi, topi goditi fillimisht shtyllën.

Topin e kthyer nga shtylla pingule, në portë e shtyu portieri i Dukagjinit, Egzon Lekaj, në minutën e 14-t.