Me fillim prej orës 20:00, kampioni i Kosovës në futboll, Drita do të luajë me FCSB-në e Rumanisë në ndeshjen që çon në plejof të Ligës së Evropës. Ndeshja e parë u mbyll 3:2 në të mirë të rumunëve. Takimi i sotëm do të luhet në “Fadil Vokrri” dhe do të transmetohet direkt në KTV. Gjithçka që ndodh para, gjatë dhe reagimet pas ndeshjes, i gjeni këtu
Rikthehet shpresa, Drita realizon gol
Drita ka realizuar gol në fillim të pjesës së dytë ndaj FCSB-së për të rikthyer shpresën tek “Intelektualët”. Golin në minutën e 52-të e shënoi Veton Tusha.
Drita po humb 2:1.
Rezultati i përgjithshëm është 5:3.
FCSB-ja shënon edhe golin e dytë
Gjasat e Dritës për kualifikim tutje në Ligën e Evropës janë zbehur. FCSB-ja ka shënuar edhe golin e dytë.
Këtë herë shënoi David Miculescu. Ai realizoi në minutën e 18-të.
FCSB-ja po udhëheq 2:0 në “Fadil Vokrri” e në rezultat të përgjithshëm 5:2.
Aksioni i parë, FCSB-ja në epërsi
As një minutë nuk ka kaluar dhe FCSB-ja ka kaluar në epërsi ndaj Dritës.
Juri Cisotti kaloi rumunët në epërsi pas 40 sekondash lojë duke shfrytëzuar një harkim të Miculescus.
Rezultati nga të dyja ndeshjet tani është 4:2 në të mirë të FCSB-së.
Formacionet zyrtare, Drita-FCSB
Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e kthimit në rundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, Drita – FCSB.
Formacioni i Dritës: Maloku, Krasniqi, Bejtulai, Ovouka, Sheji, Dabiqaj, Broja, Balaj, Limaj, Tusha dhe Manaj.
Formacioni i FCSB-së: Tarnovanu, Pantea, Popescu, Ngezana, Cretu, Sut, Chiriches, Cisotti, Edjouma, Miculescu dhe Birligea.
Takimi nis në orën 20:00 në “Fadil Vokrri” dhe transmetohet në KTV. Ndeshja e parë u mbyll 3:2 në të mirë të rumunëve.