Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Drita shënon gol në kohën shtesë

10 min. më parë / 21 kor 2026 21:30
Drita

Drita ka shënuar gol në kohën shtesë të ndeshjes kundër Florianas.

Golin e epërsisë 1:0 ndaj vendësve për Dritën e shënoi Liridon Balaj. Ai e realizoi golin në minutën 96-të.

Sërish telashe me rrymë në ndeshjen Floriana – Drita

25 min. më parë / 21 kor 2026 21:14
Drita

Është ndërprerë për herë të dytë ndeshja ndërmjet Florianas së Maltës dhe Dritës së Gjilanit.

Arsyeja është e njëjtë – probleme me rrymë.

Kanë mbetur edhe dhjetë minuta lojë dhe rezultati është ende baras, 0:0. Ndeshja ka rinisur pas disa minutash. 

Floriana ishte përballur me ndalje të rrymës edhe në Prishtinë

29 min. më parë / 21 kor 2026 21:10
Floriana

Të mërkurën bëhet një vit kur një skenë aspak e mirë kishte ndodhur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në fundin e pjesës së parë në ndeshjen për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, mes Ballkanit dhe ekipit nga Malta, Floriana, ishte ndalë rryma. 

Gjyqtari pati vendosur të mbyllte pjesën e parë.

Problemi me rrymën që zgjati për disa minuta në “Fadil Vokrri” u rregullua dhe më pas nisi pjesa e dytë mes Ballkanit dhe Florianas.

Floriana u përball me ndalje të rrymës edhe sonte në ndeshjen ndaj Dritës.

Dallimi është se Floriana është vendëse në ndeshjen ndaj kampiones së Kosovës.

Me të nisur pjesa e dytë, ndeshja u ndërpre, ndërsa rinisi vetëm pasi u aktivizuan reflektorët.

Rinis ndeshja pas aktivizimit të reflektorëve

50 min. më parë / 21 kor 2026 20:49
Drita

Ndeshja ndërmjet Florianas dhe Dritës ka rinisur vetëm pas aktivizimit të reflektorëve në stadium.

Ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës është duke u zhvilluar në qytetin Ta' Qali të Maltës.

Pjesa e parë përfundoi baras, 0:0.

Ndalet rryma, ndërpritet ndeshja Floriana - Drita

56 min. më parë / 21 kor 2026 20:43
Floriana - Drita

Është ndërprerë ndeshja ndërmjet Florianas dhe Dritës. 

Arsye për ndërprerjen e ndeshjes është fikja e reflektorëve në stadiumin ku po luhet ndeshja e Ligës së Konferencës shkaku i ndaljes së rrymës, siç është raportuar në mediat vendase. 

Pas disa minutash, ndeshja ka rifilluar.

Mbyllet baras pjesa e parë e ndeshjes Floriana – Drita

1 o. më parë / 21 kor 2026 20:24
Floriana – Drita

Ka përfundua baras 0:0 pjesa e parë e ndeshjes Floriana – Drita.

Ndeshja ndërmjet Florianas dhe Dritës i takon raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës dhe po luhet në Floriana.

Në pjesën e parë, Drita nuk u shfaq shumë e rrezikshme për vendësit.

Krijoi disa raste për gol nëpërmjet Igball Jasharit, Jorgo Pëllumbit, Blerim Krasniqit e Vesel Limajt. Ky i fundit pati një rast të mirë në fund të pjesës së parë. Ai dështoi përballë portierit të vendësve. Gjuajtja e tij nga afërsia u prit nga portieri i Florianas. Ishte rasti më i mirë për Dritën gjatë pjesës së parë. 

Kampionia e Kosovës pranoi gol në minutën e 41-të. Por goli i shënuar me kokë nga 21 Carlo Lonardelli u anulua për pozitë jashtë loje.

Një minutë më vonë vendësit rrezikuan sërish portën e Dritës. Gjuajtja e  Paul Mbongos përfundoi jashtë portës së Faton Malokut.

Kampionia e Kosovës u eliminua në raundin e parë të Ligës së Kampionëve nga Kauno Zhalgirisi i Lituanisë.

Drita publikon formacionin zyrtar

3 o. më parë / 21 kor 2026 18:30
Drita

Drita ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Drita nga ora 19:30 luan në udhëtim ndaj skuadrës nga Malta, Floriana.

Në portë është Faton Maloku. Në mbrojtje janë Besnik Krasniqi, Altin Bytyqi, Jorgo Pëllumbi dhe Raddy Ovouka. 

Mesfusha përbëhet me Vesel Limajn dhe Albert Dabiqajn. 

Në repartin ofensivë janë Blerim Krasniqi, Kristal Abazaj, Arb Manaj dhe Igball Jashari.

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka vendosur që sërish të luaj me një formacion më ofensivë.

Kampionia e Kosovës u zhvendos në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës pasi u eliminua në raundin e parë të Ligës së Kampionëve nga Kauno Zhalgirisi i Lituanisë.