Pjesa e dytë:
Vëllaznimi 1:1 Vushtrria
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDinamo 0:5 Liria
Ramiz Sadiku 0:1 Feronikeli
*Me rezultatet aktuale, Feronikeli dhe Vushtrria hyn direkt në Superligë. Vëllaznimi e Liria luajnë për finalen e barazhit kundër vendit të tetë të Superligës.

Vushtrria barazon rezultatin
Vushtrria e ka barazuar rezultatin ndaj Vëllaznimit. Urim Statovci gjuajti në drejtim të portës, ndërsa Ardi Shala nuk arriti që ta largojë topin nga vija e portës. E preku atë, por topi përfundoi në rrjetë, në minutën e 51-të.
E pabesueshme, Dinamo – Liria 0:5
Liria e Prizrenit është duke e luajtur ndeshjen e sezonit deri tani. Liria e udhëhequr nga trajneri Ismet Munishi, e ka shënuar edhe golin e pestë ndaj Dinamos në udhëtim.
Golin për 5:0 e shënoi Vigan Ademi, në minutën e 35-të.
Liria po e shkatërron Dinamon
Liria e Prizrenit është duke fituar bindshëm pas 25 minutash lojë.
Në minutën e 25-të, Liria e shënoi edhe golin e katërt në udhëtim te Dinamo.
Dijar Nikqi shënoi tjetër gol.
Feronikeli 74 po fiton ndaj Ramiz Sadikut
Feronikeli 74 e ka shënuar golin për 1:0 ndaj Ramiz Sadikut, në ndeshjen që po luhet në Prishtinë.
Golin e shënoi Kreshnik Bahtiri në minutën e 20-të.
Vëllaznimi në epërsi ndaj Vushtrrisë
Vëllaznimi i Gjakovës ka kaluar në epërsi ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e rëndësishme për inkuadrim në Superligë.
Skuadra gjakovare shënoi për 1:0 në minutën e 13-të.
Shënues ishte Dardan Jashari.
Liria e pandalshme, shënon tri gola për 10 minuta
Liria është e pandalshme në fillim të ndeshjes ndaj Dinamos së Ferizajt.
Albion Kurtaj, kapiteni i Lirisë, shënoi për 3:0 në minutën e 10-të.
Liria e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Dinamos.
Golin për 2:0 në minutën e nëntë e shënoi qendërmbrojtësi Muhamed Useini.
Liria ka kaluar në epërsi ndaj Dinamos së Ferizajt, në ndeshjen që po luhet stadiumin e qytetit në Ferizaj.
Golin për 1:0 e shënoi Dijar Nikqi.
Të dyja skuadrat e synojnë Superligën direkt, apo nëpërmjet barazhit.
Është xhiroja e 34-t, përkatësisht e fundit, në këtë edicion të kategorisë së dytë të futbollit kosovar.