Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrita publikon formacionin zyrtar
Kampionia e Kosovës, Drita, ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj skuadrës së Lituanisë, Kaunas Zhalgiris.
Drita nga ora 18:00 do të përballet në udhëtim me Kaunas Zhalgirisin, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Në portë është Faton Maloku. Në repartin defensivë janë Raddy Ovouka, Jorgo Pëllumbi, Altin Bytyqi dhe Besnik Krasniqi.
Mesfusha përbëhet me Blerton Shejin, Vesel Limajn dhe Albert Dabiqajn.
Në sulm janë Kristal Abazaj, Igball Jashari dhe Blerim Krasniqi.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në “Fadil Vokrri”.