Futboll

Rrahmani kthehet si startues te Kosova, konfirmon Foda

Foda

Franco Foda: “Në ndeshjen e parë të dyja skuadrat luajtën mirë, me kujdes. Detajet do ta vendosin ndeshjen e dytë. Ekipi që do të jap më shumë në fushë do të fitojë. Detajet do të vendosin

Amiri i ka zhvilluar tri ndeshje të plota me skuadrën e Napolit. Është pak i ngarkuar, por ndikimi i tij në fushë është i rëndësishëm. Prania e tij në mbrojtje jep siguri. Presim që të jetë kështu edhe në ndeshjen e nesërme

Sheshko është lojtar shumë i rëndësishëm tek ekipi i Sllovenisë. Sllovenia ka edhe disa lojtarë tjerë të rëndësishëm. Përtej cilësisë individuale, Sllovenia ka lojë shumë të mirë ekipore

E kemi analizuar ndeshjen që e kemi luajtur në fushën tonë. Kemi analizuar edhe ndeshjet e tjera të Sllovenisë. Jemi të vetëdijshëm për cilësitë e tyre. Jemi gati. Nesër është ndeshje shumë e rëndësishme dhe synimi jonë është fitorja

Do të shohim nesër se si do të rrjedhë loja. Edon Zhegrova në ndeshjet e fundit ka luajtur më shumë, rreth 30 minuta luajti në ndeshjen e fundit. Pavarësisht se si do të shkojë loja do të marrim edhe vendimin

Të gjithë lojtarët në mbrojtje kanë luajtur mirë. Ne kemi mundësi të shumta. Janë të gjithë të gatshëm për lojë. Të gjithë janë të rëndësishëm. I kam parë edhe në stërvitje paraprakisht. Kjo është më e rëndësishmja. Ne duhet të zgjedhim vetëm 11 lojtarë për ndeshje. E rëndësishme është që janë të gatshëm për lojë, jo vetëm qendërmbrojtësit, kjo më gëzon mua si trajner


Vedat Muriqi: “Me mbrojtje dhe me kundërsulme po shpresojmë dhe besojmë që do ta ndëshkojmë Slloveninë dhe të shpresojmë të kualifikohemi në Kupën e Botës

Jam sulmues dhe si unë që shpresoj, ashtu edhe e gjithë shqiptaria shpreson të shënojë. Jemi 100 për qind të gatshëm për lojë. Gjithmonë kam thënë se gola për mua nuk ka rëndësi, rëndësi ka fitorja e ekipit. Sidomos me Kombëtare. Por nëse shënoj golin e fitores, nuk besoj se do të ketë ndonjë njeri më të lumtur se unë

Normalisht, tabela momentalisht tregon që momentalisht ka bërë më mirë se Sllovenia, prandaj jemi katër pikë para Sllovenisë. Ata kanë treguar vetëbesim para mediave, por edhe ne jemi ambicioz. Megjithatë,  për ne e rëndësishme është ta sigurojmë plejofin e më pas të shohim se çfarë do të ndodhë

Nëse kualifikohemi, shpresoj që edhe atje të shënojmë gol. Kur më pyete për premtimin se çfarë do të bëj nëse do të kualifikohemi, e di se e kishe për t’i prerë flokët. Por jo, kjo nuk do të ndodh. Më vjen keq”


Kosova luan nesër nga ora 20:45 ndeshjen me Slloveninë në Lubjanë.