Pas dy humbjeve rresht, Kosova është kthyer te fitorja.
Të dielën mbrëma në “Fadil Vokrri”, Kosova fitoi bindshëm, 3:0, ndaj Andorrës. Ndeshja ishte miqësore, ndërsa i shërbeu selektorit Franco Foda në prag të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve.
Ashtu si pritej, “Dardanët” kanë dominuar në fushë, ndërsa kanë krijuar dukshëm më tepër raste se kundërshtarët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGoli i parë u shënua në minutën e 41-të. Fisnik Asllani gjuajti nga një goditje dënimi. Topi shkoi fillimisht në shtyllë, u kthye në fushë, ndërsa nga trupi i portierit të Andorrës, Iker Alvarez, përfundoi në portë.
Me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë.
Për 2:0 shënoi Albion Rrahmani në minutën e 52-të. Rrahmani realizoi penallti të cilën e siguroi vet.
Ndërkohë golin e tretë e shënoi Valmir Matoshi në minutën e 77-të. Mesfushori Matoshi realizoi me kokë, nga afërsia. Për Matoshin ishte vetëm ndeshja e dytë për Kosovën, e para në Prishtinë.
Kosova ndaj Andorrës ka pasur mungesa të shumta. Shumica e startuesve nuk janë paraqitur. Por edhe ata që luajtën ishin dominues ndaj njërës prej përfaqësueseve më të dobëta në Evropë. Andorra është vetëm e 172-ta në ranglistën e FIFA-s. Prej anëtareve të UEFA-s vetëm Gjibraltari, Lihtenshtajni dhe San Marino janë më poshtë në renditje.
Selektori Foda i bëri plot tetë zëvendësime, ndërsa debutoi Dardan Shabanhaxhaj.
Kosova më 31 mars pësoi 1:0 nga Turqia në finale të plejofit. Ndërkohë më 31 maj humbi 2:1 nga Çekia në miqësore.
Ndeshja e radhës e Kosovës është ndaj Irlandës në Prishtinë, më 24 shtator. Është ndeshja e parë e Kosovës në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Kosova shënon për 3:0, realizon Matoshi
Mesfushori Valmir Matoshi ka shënuar golin e parë me fanellën e Kosovës.
Me golin e tij në minutën e 78-të, Kosova po udhëheq 3:0 ndaj Andorrës.
Kosova e shënon golin e dytë, Rrahmani realizon penallti
Kosova po udhëheq 2:0 ndaj Andorrës.
Albion Rrahmani ka shënuar nga pika e bardhë në minutën e 52-të.
Kosova në epërsi
Kosova ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Andorrës. Në minutën e 41-të, Fisnik Asllani gjuajti nga goditja e dënimit.
Topi shkoi në shtyllë, ndërsa nga trupi i portierit u kthye në portë.
Goli i është kushtuar Fatjon Bunjakut, që vdiq në aksident trafiku.
Zbulohet formacioni i Kosovës
Është publikuar formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Andorrës, që zhvillohet nga ora 20:00.
Kosova përballet me mungesa të shumta.
Në portë është Visar Bekaj, ndërsa në krye të sulmit Fisnik Asllani e Albion Rrahmani.
