Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Sonte rikthehen emocionet e mëdha të Ligës së Kampionëve me duele të jashtëzakonshme në çerekfinale. Real Madridi e pret në shtëpi gjigantin gjerman Bayern Munich në një përballje klasike të futbollit evropian. Ndërkohë, Arsenali udhëton drejt Sporting, në kërkim të një rezultati pozitiv. Janë ndeshjet e para çerekfinale. Gjithçka rreth tyre mund t’i përcillni këtu

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nuk ka gola në pjesën e parë të ndeshjes Sporting – Arsenal

16 min. më parë / 7 pri 2026 21:49
sporting-arsenal

Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes mes Sportingut dhe Arsenalit.

Pjesa e parë ishte kryesisht e barabartë.

Raste kishin të dy skuadrat, por pa konkretizuar.

Bayerni në epërsi pas pjesës së parë

17 min. më parë / 7 pri 2026 21:48
Bayerni

Bayerni është në epërsi 1:0 pas pjesës së parë të ndeshjes me Realin në Madrid.

Luis Diaz shënoi në minutën e 41-të.

Bavarezët kanë shfaqur më shumë në “Bernabeu” dhe në pushim kanë shkuar me epërsi të rëndësishme.

Bayerni në epërsi

23 min. më parë / 7 pri 2026 21:42
bayern

Bayerni ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Realit në Madrid.

Pas dominimit për periudhë të gjatë, Luis Diaz shënoi për 1:0 në minutën e 41-të.

Lojë e zjarrtë në “Bernabeu”

44 min. më parë / 7 pri 2026 21:21
Real Madridi

Real Madridi e Bayerni po luajnë ndeshje të zjarrtë në “Santiago Bernabeu”.

Megjithatë pas 20 minutave lojë rezultati është 0:0.

Vinicius Jr kishte rastin më të mirë për madrilenët, por Manuel Neuer ndali gjuajtjen e tij.

Ndërkohë të rrezikshëm po shfaqen edhe lojtarët e Bayernit.

Kane udhëheq sulmin e Bayernit, Mbappe të Realit

1 o. më parë / 7 pri 2026 20:08
harry kane

Sulmuesi anglez, Harry Kane, do të paraqitet nga minuta e parë te Real Madridi në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayernit. Kane Ai mungoi në fundjavë.

Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe luhet në “Santiago Bernabeu”.

Është ndeshja e parë çerekfinale ndërmjet këtyre dy ekipeve.

Sulmit të Real Madridit i prinë, francezi Kylian Mbappe.

No description available.