Kosova nuk do të ballafaqohet me Zvicrën e udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka.

Kosova ka qëlluar në Grupin B3 me Izraelin, Austrinë dhe Irlandën. 

Zvicra në Grupin B1 me Skocinë, Slloveninë e Maqedoninë e Veriut. 

Shqipëria mëson kundërshtarët

Shqipëria ka mësuar kundërshtarët e Ligës C të Ligës së Kombeve. Shqipëria do të jetë në grup me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon në Grupin C1 të Ligës së Kombeve.

Shorti është tërhequr të enjten në Bruksel.

Shqipëria ishte në vazon e parë me Islandën, Malin e Zi dhe Kazakistanin.

Shqipëria edicionin e kaluar garoi në Ligën B, por mbeti e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve.

Liga A

A1

Franca

Italia

Belgjika

Turqia

A2

Gjermania

Holanda

Serbia

Greqia

A3

Spanja

Kroacia

Anglia

Çekia

A4

Portugalia

Danimarka

Norvegjia

Uellsi



Liga B
B1

Skocia

Zvicra

Sllovenia

Maqedonia e Veriut

B2

Hungaria

Ukraina

Gjeorgjia

Irlanda e Veriut
B3

Izraeli

Austria

Irlanda

Kosova
B4

Polonia

Bosnjë-Hercegovina

Rumania

Suedia

Liga C

C1

Shqipëria

Finlanda

Bjellorusia

San Marino

C2

Mali i Zi

Armenia

Qiproja

Letonia ose Gjibraltari

C3

Kazakistan

Sllovakia

Ishujt Faroe

Moldavia

C4

Islanda

Bullgaria

Estonia

Luksemburgu ose Malta


Shorti për Ligën D

D1

Gjibraltar ose Letonia

Malta ose Luksemburgu

Andora

D2

Lituania

Azerbajxhani

Lihtenshtejni


Ka nisur ceremonia e tërheqjes së shortit për Ligën e Kombeve të UEFA-s. Ceremonia e shortit është duke u mbajtur në Bruksel të Belgjikës.

Kosova është në vazon e katërt së bashku me Suedinë, Maqedoninë e Veriut dhe Irlandën e Veriut. Me këto përfaqësuese nuk mund të përballet.

Liga e Kombeve për sezonin 2026/2027 pritet të lidhet me kualifikimin për Evropianin e vitit 2028 në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

Kosova për herë të parë do të luajë në Ligën B. Një herë ishte në Ligën D dhe tri herë në Ligën C.

Edicioni 2026/2027 i Ligës së Kombeve është i pesti i garës së dytë për nga niveli i garës kontinentale për ekipe përfaqësuese.

Kosova është në vazon e katërt së bashku me Suedinë, Maqedoninë e Veriut dhe Irlandën e Veriut. Me këto përfaqësuese nuk mund të përballet.

Në vazon e parë të Ligës B janë Skocia, Hungaria, Polonia dhe Izraeli. Në vazon e dytë janë Zvicra, Bosnjë-Hercegovina, Austria dhe Ukraina. Vazoja e tretë përbëhet nga Sllovenia, Gjeorgjia, Irlanda dhe Rumania.

Kosova në grup do të ketë nga një përfaqësuese të tri vazove të para.

UEFA nuk lejon ndeshjet e Kosovës me Bosnjë-Hercegovinën, por problematike në aspektin politik dhe të sigurisë mund të jenë ndeshjet eventuale me Rumaninë. Ndoshta edhe me Ukrainën e Gjeorgjinë.

Ndeshjet e xhiros së parë të Ligës së Kombeve janë prej 24 deri më 26 shtator të këtij viti.

Kosova kaloi në Ligën B duke e mposhtur para një viti Islandën në dy ndeshje të plejofit.

Liga A

Vazo 1: Portugalia, Spanja, Franca, Gjermania

Vazo 2: Italia, Holanda, Danimarka, Kroacia

Vazo 3: Serbia, Belgjika, Anglia, Norvegjia

Vazo 4: Uellsi, Çekia, Greqia, Turqia

Liga B

Vazo 1: Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli

Vazo 2: Zvicra, Bosnjë-Hercegovina, Austria, Ukraina

Vazo 3: Sllovenia, Gjeorgjia, Irlanda, Rumania

Vazo 4: Suedia, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut, Kosova

Liga C

Vazo 1: Islanda, Shqipëria, Mali i Zi, Kazakistani

Vazo 2: Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia

Vazo 3: Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro, Estonia

Vazo 4: Letonia apo Gjibraltari, Luksemburgu apo malta, Moldavia, San Marino

Liga D

Vazo 1: Azerbajxhani, Lituania, Gjibraltari apo Letonia, Malta apo Luksemburgu

Vazo 2: Lihtenshtajni, Andorra

 

E kaluara e Kosovës me Izraelin

27 min. më parë / 12 shk 2026 19:24
Kosova - Izrael

Photo: Associated Press

Kosova ka mësuar të enjten kundërshtarët për edicionin 2026/2027 të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Kosova do të jetë në Grupin B të Ligës B së bashku me Izraelin, Austrinë dhe Irlandën. Ndaj dy të fundit, Kosova nuk ka luajtur asnjëherë. Por me Izraelin, Kosova është përballur dy herë, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Kosova ka një fitore dhe një barazim me Izraelin. Në Tel Aviv kishte barazuar 1:1, kurse në Prishtinë e mposhti 1:0.

Ademi për KOHËN: Uroj të jenë në formë gladiatorët tanë

32 min. më parë / 12 shk 2026 19:18
Agim Ademi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka komentuar shortin e tërhequr të enjten në Bruksel. Ai ka thënë se kundërshtarët e Kosovës në Ligën B të Ligës së Kombeve nuk janë të lehtë.
Kosova është në Grupin B3 të Ligës B me Austrinë, Irlandën dhe Izraelin. 

“Nuk ka short apo kundërshtar të lehtë. Secili ekip është kualifikues. Janë si ndeshje eliminatore. Përballja me Austrinë do të jetë eksperiencë, pasi nuk jemi përballur asnjëherë. E kutojmë që janë të fortë. Me Izrealin jemi përballur e njohim, kurse ndaj Irlandës duhet të luftojmë për të fituar”, ka thënë Ademi për KOHËN të enjten.

Ai ka komentuar edhe përballjen e selektorit të Kosovës, Franco Foda me Austrinë, përfaqësuese të cilën e kishte udhëhequr drejt kualifikimit në “Euro 2020”.

“Foda e njeh Austrinë, ka qenë pjesë e tyre dhe e njeh karakterin. Nuk do të jetë e lehtë, por uroj që gladiatorët tanë të jenë në formën më të mirë. Duhet të jemi 100 % në formë. Besoj se mund të bëjmë gjëra të duhura në këtë grup. Por ne nuk kemi nevojë t’i frikësohemi më askujt. E kemi dëshmuar tashmë këtë kundër kundërshtarëve që i kemi pasur”, ka theksuar Ademi.

Megjithatë, Ademi ka theksuar se fokusi është fillimisht te ndeshja me Sllovakinë.
Kosova ndaj Sllovakisë luan më 26 mars. Ndeshja Sllovaki – Kosovë i takon gjysmëfinales për Kupën e Botës 2026. Ndeshja luhet në Bratislavë.

“Sigurisht që mendja është për ndeshjen ndaj Sllovakisë, pastaj janë ndeshjet e Ligës së Kombeve”, ka thënë Ademi.

Grupe shumë të forta në Ligën A

53 min. më parë / 12 shk 2026 18:57
Grupe shumë të forta në Ligën A

Katër grupe shumë të forta janë vendosur në Ligën A të Ligës së Kombeve. 

Grupi më i fortë vlerësohet Grupi 3. 

Në Grupin A3 janë Spanja, Kroacia, Anglia dhe Republika e Çekisë. 

Grupi 1 përbëhet nga Franca, Italia, Belgjika dhe Turqia. 

Në Grupin 2 janë Gjermania, Holanda, Serbia dhe Greqia, kurse në Grupin 4 janë Portugalia, Danimarka, Norvegjia dhe Uellsi. 

Portugalia ka dy trofe të fituar në katër edicionet e para të Ligës së Kombeve. Portugezët triumfuan në vitet 2019 dhe 2025. Nga një trofe të Ligës së Kombeve e kanë Spanja në vitin 2023 dhe Franca në vitin 2021.

Mediumi i fuqishëm “Sky” shkruan për selektorin e Kosovës

57 min. më parë / 12 shk 2026 18:53
Mediumi i fuqishëm “Sky” shkruan për selektorin e Kosovës

Mediumi i fuqishëm “Sky” ka shkruar për përzgjedhësin e Kosovës në futboll, Franco Fodan. 

Ky medium, menjëherë pas shortit të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve të tërhequr në Bruksel të Belgjikës, e ka përmendur selektorin gjerman duke thënë se do të jetë ritakim me të. 

“Sky: Ritakimi me Fodan! Këta janë kundërshtarët e Austrisë në Ligën e Kombeve”, ka qenë titulli i mediumit austriak. 

Kosova do të luajë në Grupin 3 të Ligës B me Izraelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës.

Xhaka përballet me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

58 min. më parë / 12 shk 2026 18:52
Granit Xhaka

Granit Xhaka nuk do të përballet me Kosovën e as me Shqipërinë në Ligën e Kombeve. Megjithatë, Xhaka do të ketë tjera përballje me futbollistë shqiptarë. 

Në shortin e tërhequr të enjten në Bruksel, Zvicra ra në Grupin B1 të Ligës B të Ligës së Kombeve së bashku me Skocinë, Slloveninë dhe Maqedoninë e Veriut.

Te Maqedonia e Veriut kapiten është shqiptari, Enis Bardhi. Rregullisht ftohen nga pesë futbollistë shqiptarë.

Pra, Xhaka, nuk do të jetë në Prishtinë e Tiranë, por në Shkup kur Maqedonia e Zvicra do të përballen kundër njëra-tjetrës.

Foda përballë përfaqësueses që e kualifikoi në Evropian

59 min. më parë / 12 shk 2026 18:51
Franco Foda

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, do të përballet me Austrinë, përfaqësuesen që e ka drejtuar më parë. 

Madje, 59-vjeçari Foda ka pasur shumë suksese me austriakët. 

Foda e ka kualifikuar Austrinë në Kampionatin Evropian 2020, që u organizua në 11 shtete të ndryshme. 

Trajneri gjerman e kishte udhëhequr me sukses Austrinë nga viti 2017 deri në vitin 2022. 
Ndërkohë, selektor i Kosovës është prej vitit 2024. 

Edhe me Kosovën, Foda ka pasur shumë suksese. E udhëhoqi Kosovën drejt promovimit në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe në plejofin e Botërorit 2026. Kosova më 26 mars luan në gjysmëfinale ndaj Sllovakisë në Bratislavë. Botërori organizohet në këtë verë në Kanada, Meksikë dhe SHBA.