E shtuna për Dritën mund të jetë ditë e festës për titullin e pestë të kampionit në histori të klubit. Për të festuar para tifozëve të vet, Drita duhet ta mposhtë Ballkanin në ndeshjen e xhiros së 33-të të elitës së futbollit kosovar. E në të njëjtën kohë po luhet edhe dueli Drenica-Gjilani
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShënon Gjilani
Blerind Morina i Gjilanit e ka ngushtuar epërsinë e Drenicës, pas golit të realizuar në minutën e 52-të.
Rezultati Drenica - Gjilani tani është 2:1.
Drenica me epërsi bindëse ndaj Gjilanit
Drenica ka shkuar në pushim me epërsi bindëse 2:0 ndaj Gjilanit.
Kreshnik Uka në minutën e 30-të dhe Eneid Kodra në minutën e 37-të, i shënuan golat në pjesën e parë.
Me fitore, Drenica do të bënte hap të madh drejt mbijetesës.
Do t’i afrohej Gjilanit të vendit të pestë në një pikë.
Rast i artë për Dritën
Drita ka pasur rast të artë për ta shënuar golin e dytë ndaj Ballkanit.
Raddy Ovouka pasoi bukur për sulmuesin Blerim Krasniqi në minutën e 40-të.
Krasniqi nga zona gjuajti fuqishëm, por e qëlloi vetëm transversalen.
Ballkani i afrohet barazimit të rezultatit
Ballkani i është afruar barazimit të rezultatit në ndeshjen ndaj Dritës.
Mbrojtësi i krahut të djathtë i suharekasve, Diar Vokrri, tentoi të shënonte nga afërsia.
Gjuajtjen e tij e priti portieri Faton Maloku, ndërsa topi përfundoi në transversale, në minutën e 35-të.
Tjetër gol në “Bajram Aliu”
Tjetër gol ka shënuar skuadra e Drenicës në ndeshjen ndaj Gjilanit.
Qendërmbrojtësi Eneid Kodra shënoi për 2:0 në minutën e 37-të.
Drenica po e befason Gjilanin
Drenica është duke e befasuar Gjilanin në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës.
Kreshnik Uka shënoi në minutën e 30-të, ndërsa goli u pranua tre minuta më vonë pas rishikimit të situatës në VAR, nga gjyqtari Alban Shala.
Drita në epërsi ndaj Ballkanit
Drita ka kaluar në epërsi ndaj Ballkanit, në ndeshjen e xhiros së 33-të.
Me fitore, Drita e fiton titullin e pestë në histori të klubit.
Në minutën e 24-t, kapiteni Besnik Krasniqi realizoi nga afërsia pas asistimit shumë të mirë të Veton Tushës.
Gjyqtari Burim Jahmurataj e pranoi golin fillimisht pas konfirmimit nga dhoma e VAR-it. Pas protestave nga futbollistët e Ballkanit, gjyqtari Jahmurataj shkoi ta shikojë vetë rastin në ekran, pasi dyshohej për ndërhyrje të palejuar të Tushës në Albert Dienen në mes të fushës, gjatë ndërtimit të aksionit.
Ndeshja po luhet në terrenin me bar sintetik në Gjilan.