Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prishtina e Re po udhëheq 2:1 pas pjesës së parë ndaj Dukagjinit

12 min. më parë / 24 maj 2026 16:57
Prishtina e Re

Prishtina e Re është duke fituar 2:1 pas pjesës së parë ndaj Dukagjinit. 

Dukagjini kaloi në epërsi në minutën e 13-të me golin që e realizoi Albion Pllana. 

Nedim Mekiq i barazoi shifrat në minutën e 40-të. Mekiq e shënoi edhe golin e epërsisë 2:1 për Prishtinën e Re në minutën e 44-t. 

Ndeshja është e vlefshme për xhiron e parafundit të Superligës së Kosovës në futboll.

Mbyllet baras pjesa e parë në Suharekë

20 min. më parë / 24 maj 2026 16:49
Prishtina

Ka përfunduar baras 1:1 pjesa e parë e ndeshjes në Suharekë, ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës.
Prishtina fillimisht kaloi në epërsi më golin e Leotrim Kryeziut nga penalltia në minutën e shtatë.

Në minutën e 44-t, Ballkani barazoi rezultatin.

Për 1:1 golin e shënoi sulmuesi, Valentin Serebe.

Ballkani barazon rezultatin ndaj Prishtinës

24 min. më parë / 24 maj 2026 16:46
vALENTIN SEREBE

Ballkani e ka barazuar rezultatin e ndeshjes kundër Prishtinës.

Valentin Serebe e shënoi golin e barazimit 1:1 për Ballkanin në minutën e 44-t.

Llapi shënon tjetër gol

25 min. më parë / 24 maj 2026 16:45
KF Llapi

Llapi ka shënuar tjetër gol ndaj Malishevës dhe është duke fituar 3:1. 

Arbnor Aliu e realizoi edhe golin e tretë për skuadrën llapjane, në minutën e 41-të.

Llapi në epërsi me penallti të dyshimtë

32 min. më parë / 24 maj 2026 16:38
KF Llapi

Llapi e ka përmbysur rezultatin ndaj Malishevës. 

Pas penalltisë së fituar nga Arbër Bytyqi, i saktë nga pika e bardhë ishte kapiteni Arbnor Ramadani. Penalltia u konfirmua nga VAR-i, ndonëse pati protesta nga mysafirët.  

Ramadani realizoi në minutën e 35-të për 2:1.

Llapi barazon rezultatin

38 min. më parë / 24 maj 2026 16:32
llapi

Llapi e ka barazuar rezultatin e ndeshjes kundër Malishevës.

Golin e barazimit 1:1 për llapjanët e shënoi Arianit Hasani në minutën e 29-të.

Uka realizon për epërsinë e Drenicës ndaj Ferizajt

41 min. më parë / 24 maj 2026 16:29
Drenica

Kreshnik Uka ka shënuar gola dhe e ka kaluar Drenicën në epërsi ndaj Ferizajt. 

Uka golin e epërsisë e shënoi në minutën e 20-të. 

Ferizaj tashmë ka rënë nga elita e futbollit kosovar dhe të enjten u mposht edhe në finale të Kupës së Kosovës. 

Ndeshja Drenica – Ferizaj i takon javës së parafundit të Superligës së Kosovës.

Dukagjini në epërsi ndaj Prishtinës së Re

44 min. më parë / 24 maj 2026 16:25
Dukagjini

Dukagjini ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës së Re. 

Për 1:0 realizoi Albion Pllana në minutën e 13-të. Kjo ndeshje i takon xhiros së parafundit të Superligës së Kosovës në futboll. 

Dukagjini të enjten e fitoi Kupën e Kosovës. Në finale e mposhti Ferizajn.

Malisheva në epërsi ndaj Llapit

46 min. më parë / 24 maj 2026 16:24
Arlind Veliu

Malisheva ka kaluar në epërsi ndaj Llapit.

Golin për 1:0 e shënoi Arlind Veliu me asistim të Mevlan Zekës. Golin për 1:0, Veliu e shënoi në minutën e 19-të.

Prishtina në epërsi ndaj Ballkanit

57 min. më parë / 24 maj 2026 16:13
KF Prishtina

Prishtina ka kaluar në epërsi ndaj Ballkanit.

Golin e epërsisë 1:0 ndaj suharekasve e shënoi kapiteni, Leotrim Kryeziu.

Ai ishte i saktë nga penalltia në minutën e shtatë. 

Ndeshja e parafundit ndërmjet Ballkanit e Prishtinës po luhet në Suharekë.

Gjilani në epërsi në derbin lokal

58 min. më parë / 24 maj 2026 16:12
KF Gjilani

Gjilani ka kaluar në epërsi në derbin lokal ndaj Dritës. 

Goli për 1:0 u shënua në minutën e tretë. 

Blerind Morina gjuajti ndërsa topin në tentim për ta larguar, e devijoi Blerim Krasniqi, sulmuesi i Dritës.