Napoli merr vetëm një pikë në Kopenhagë

2 j. më parë / 20 jan 2026 23:02
Napoli

Ndonëse me një lojtar më shumë në fushë nga minuta e 35-të, Napoli, nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në ndeshjen e zhvilluar në Kopenhagë.

Ndeshja Copenhagen – Napoli e zhvilluar të martën mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve përfundoi baras 1:1.

Vendësit mbetën me një lojtarë më pak në fushë pas kartoni të kuq nga Thomas Delaney. Epërsinë numerike në fushë e shfrytëzoi Napoli që kaloi në epërsi 1:0 në minutë ne 39-të. Golin për 1:0 e realizoi Scott McTominay.

Por Jordan Larssoni në minutën e 72-të ia siguroi një pikë ekipit të tij. Ai shënoi pas topit të kthyer nga portier i Napolit, i cili priti penalltinë.
Napoli e Copenhageni kanë nga tetë pikë.
 

Sportingu “shokon” Parisin

2 j. më parë / 20 jan 2026 22:58
Sporting Lisbona

Photo: Associated Press

Sportingu i Lisbonës ka shënuar fitore të madhe në Champions.

Në kuadër të xhiros së shtatë të fazës së ligës, Sportingu fitoi 2:1 ndaj kampionit në fuqi, Parisit.
Luis Suarez e shënoi golin e fitores në minutën e 90-të. I njëjti lojtar shënoi për 1:0 në të mirë të Sportingut në minutën e 74-t.

Ndërkohë për 1:1 shënoi Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 79-të.

Me fitore, Sportingu doli në vendin e gjashtë me 13 pikë. 13 pikë i ka edhe skuadra parisiene në vendin e pestë.

Po të martën, Olympiacosi fitoi 2:0 ndaj Bayer Leverkusenit. Ndërkohë Ajaxi fitoi në Spanjë ndaj Villarrealit me shifrat 2:1.

Tottenhami fiton me golat e pjesës së parë

2 j. më parë / 20 jan 2026 22:57
Tottenham

Photo: Associated Press

Tottenhamit i kanë mjaftuar dy golat e pjesës së parë për ta fiuar ndeshjen në shtëpi kundër Borussia Dortmundit.

Anglezët mposhtën gjermanët 2:0, në ndeshjen e parafundit të Ligës së Kampionëve.

Cristian Romero në minutën e 14-të dhe Dominic Solanke në minutën e 37-të realizuan golat e fitores.
Daniel Svensson i Dortmundit u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 26-të.
Tottenhami ka 14 pikë, kurse Dortmundi 11 pikë.

Real Madridi po kthehet, “shkatërron” 6:1 Monacon

2 j. më parë / 20 jan 2026 22:55
Real Madrid

Photo: Associated Press

Real Madridi ka dhënë shenja se po kthehet në rrugën e duhur.

Të martën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, madrilenët fituan thellë, 6:1, ndaj Monacos. Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve.

Kylian Mbappe e hapi serinë e golave që në minutën e pestë. Ylli francez shënoi tjetër gol në minutën e 26-të. 

Në pjesën e dytë për Madridin shënuan edhe Franco Mastantuono, Vinicius Junior e Jude Bellingham. Thilo Kehrer shënoi autogol.

Golin e vetëm për Monacon e shënoi Jordan Teze.

Viniciusi shkëlqeu edhe me tri asistime.

Me fitore, Real Madridi doli në vendin e dytë me 15 pikë, sa i ka edhe Bayerni në të tretin.
Monaco mbetet me nëntë pikë, por është në zonën që dërgon tutje.

Nuk ndalet Arsenali, mposht Interin në Itali

2 j. më parë / 20 jan 2026 22:53
Viktor Gyokeres

Photo: Associated Press

Arsenali nuk ka të ndalur në Ligën e Kampionëve.

Të martën londinezët e shënuan fitoren e shtatë rresht në fazën e ligës në Champions. 
Arsenali fitoi 3:1 në udhëtim ndaj Interit, finalistit të edicionit të kaluar dhe liderit të Serie A.

Ndeshja i takoi xhiros së shtatë, përkatësisht të parafundit të fazës së ligës. 

Gabriel Jesus shkëlqeu në pjesën e parë për epërsi bindëse të Arsenalit. Ai shënoi për 1:0 në minutën e dhjetë dhe për 2:1 në minutën e 31-të.

Petar Suçiq shënoi golin për Interin në minutën e 18-të. 

Në pjesën e dytë skuadra italiane e kërkoi barazimin, por ishte Arsenali që shënoi gol tjetër. Viktor Gyokeres shënoi për 3:1 në minutën e 84-t.

Arsenali është lider i Championsit me 21 pikë dhe do të luajë direkt në një të tetën e finales. 
Interi e pësoi humbjen e tretë rresht në Champions. Por falë fitoreve në katër xhirot e para është lart në tabelë. E mban vendin e nëntë me 12 pikë. Është kjo pozita e fundit që dërgon direkt në një të tetën e finales.

Arsenali sërish në epërsi

2 j. më parë / 20 jan 2026 21:39
Gabriel Jesus

Arsenali ka kaluar sërish në epërsi ndaj Interit.

Edhe golin e dytë për 2:1 e shënoi Gabriel Jesus në minutën e 31-të.

Gol tjetër shënoi edhe Mbappe për Realin. Për 2:0 realizoi në minutën e 26-të.

Goli

Dy gola të shpejtë në derbin e Championsit

2 j. më parë / 20 jan 2026 21:22
Inter

Interi ka barazuar rezultatin ndaj Arsenalit, në ndeshjen kryesore të së martës në Ligën e Kampionëve.

Fillimisht në minutën e 10-të, Gabriel Jesus kaloi Arsenalin në epërsi, ndërsa tëtë minuta më vonë, mesfushori i Interit Petar Suçiq, barazoi shifrat në 1:1.

Goli i Arsenalit

Goli i Interit

Real Madridi ka kaluar në epërsi naj Monacos 1:0 me golin e Kylian Mbappes në minutën e pestë.