Futboll

Liverpooli arrin marrëveshje për Leonin

Giovanni Leoni

Liverpooli ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të Parmas, Giovanni Leoni. 

Marrëveshja është arritur të mërkurën në mbrëmje, ndërsa për 18-vjeçarin, Liverpooli do të shpenzojë 26 milionë funte, plus bonuse. 

Leoni do t’i kryejë testet mjekësore dhe më pas do të zyrtarizohet te skuadra e drejtuar nga Arne Slot. 

Kampioni i Anglisë e fitoi konkurrencën për Leonin me disa skuadra të mëdha italiane. 

Leoni është transferimi i gjashtë i Liverpoolit në këtë afat kalimtar veror.