Futboll

Liverpooli fillon ndaj Bournemouthit, Manchester Unitedi ndaj Arsenalit

Liverpool

Liverpooli do ta fillojë mbrojtjen e titullit të kampionit të Premier Leagues në ndeshjen në shtëpi ndaj Bournemouthit, më 15 gusht. Ndërkohë Manchester Unitedi e pret Arsenalin në xhiron e parë të edicionit 2025/2026.

Premier League e Anglisë në futboll e publikoi të mërkurën orarin për edicionin 2025/26, duke u dhënë ekipeve dhe tifozëve shansin për të nisur planet, vetëm një muaj pasi përfundoi edicioni i kaluar.

Liverpooli fillon me ndeshje të së premtes mbrëma, ndërsa do të tentojë të fitojë titullin e tretë në gjashtë vjetët e fundit. Skuadra e Arne Slotit udhëton te Newcastle në xhiron e dytë, ndërsa më pas e pret Arsenalin.

Arsenali në gjashtë xhirot e para do të takohet me Manchester Unitedin, Liverpoolin, Manchester Cityn dhe Newcastlen.

Chelsea do ta presë Crystal Palacen në ndeshjen e parë.

Ndërkohë, Unitedi do t’i ketë tre rivalë të “gjashtës së madhe” në gjashtë xhirot e para.